Menjëherë pas marrjes së selisë nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, ka pasur lëvizje të tjera në grupimin që njihet si PD “zyrtare”.
Ndryshime kanë ndodhur në grupin e medias në PD, ku sipas informacioneve të siguruara nga Fax News,
në grupin e medias në “whats App”, janë hequr njerëzit “besnikë” të Bashës dhe në vendin e tyre janë futur anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, si në rastin e Floriana Garo, e cila është shtuar në grup. Gjithashtu është hequr nga grupi edhe deputetja Ina Zhupa. Gjithashtu është vendosur logo e Rithemelimit.Faxweb