Categories Lajme

Ndryshimi i dëshmisë/ Vrasja e Shkozës në Durrës, 35 vjeçari e mohon: Më rrahën në polici që të pranoja krimin

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 35-vjeçarin Majlind Habibi, i cili akuzohet se vrau shokun e tij, 33-vjeçarin Branko Shkoza, ngjarje e ndodhur në zonën e Spitallës, më datë 2 dhjetor.

Ka dalë sot para gjykatës së Durrësit, Majlind Habibi i cili akuzohet se hodhi nga ura shokun e tij, 33-vjeçarit Branko Shkoza duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja u shënua më 2 dhjetor. Fillimisht u mendua se ishte vdekje aksidentale por më pas më 10 dhjetor u arrestua 35 vjeçari.

Në gjykatë i riu ka mohuar krimin duke thënë se e kishte pranuar nga frika.

“Me ka ikur gruaja nga shtëpia me fëmijen 4 vjeç dhe shtatzënë prej kesaj ngjarje. I kërkoj prokurorit të hapë kamerat e sigurisë se unë kam qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja. Unë me Brankon jemi rritur bashkë.

Më kanë dhunuar në polici që ta pranoja, e pranova nga frika dhe se di pse e bera, por se kam bere une. Dikush tjeter që do ketë dashur të më bëjë keq mua, i ka thënë që e kam bërë unë, por une nuk kam lidhje”

“Me datë 27 kam qenë pushim dhe e kam takuar, se nuk vinte te lokali lagjes. Jam familjar, jam i pafajshëm e kam  pranuar kot jam hallexhi. Kam djalin 4 vjeç dhe gruan shtatzënë zonja gjyqtare. Më kanë ushtruar dhunë dhe e kam pranuar krimin. Më ka ikur nusja me djalin nga frika”, ka deklaruar ai.

Sipas policisë, Majlind Habibi dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit të ujërave të zeza për t’i marrë jetën.

Pasi hodhi Branko Shkozën nga ura për motive të dobëta, autori i dyshuar raportohet se fshehu krimin, duke mos treguar vrasjen.

Trupi i viktimës u gjet më datë 5 dhjetor pas kontrolleve intensive nga ana e shërbimeve të Policisë dhe e familjarëve të tij.

Të dy të rinjtë, me njohje mes tyre, kanë qenë të dehur momentin e konfliktit, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima, por hetimet janë ende aktive për rastin. Pas ngjarjes, i dyshuari e ka fshehur krimin, duke mos treguar, derisa trupi u gjet pas tre ditësh kërkime.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

‘E vranë e vranë, ku ishe ti…’/ Momenti prekës, bashkëjetuesja qan në vendin ku u vra 58 vjeçari!

Detaje të reja në lidhje me vrasjen e Renato Hoxhaj në lagjen ‘Hajro Çakërri” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një 58-vjeçar është ekzekutuar me tre plumba në Vlorë, në lagjen “Hajro Çakërri” pranë banesës së tij

Një 58-vjeçar është ekzekutuar me tre plumba në Vlorë. Sipas policisë, 58-vjeçari Renato Hoxhaj është gjetur pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Autobusi është bërë përshesh”, trajneri i Skënderbeut flet pas aksidentit

Vajzat e volejbollit të Skënderbeut pësuan një aksident të rëndë, teksa autobusi në të cilin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Papa Françesku u varros në Santa Maria Maggiore/ Besnikë, njerëz të thjeshtë dhe liderë botërorë…

Mbi 400,000 njerëz ndoqën funeralin e Papës Françeskut në Romë, në sheshin Shën Pjetri dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet nga flakët automjeti në Korçë, ja dyshimet

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr 9…

LEXO ME SHUME