Categories Lajme

Në emër të tij janë kryer shumë krime/ Çfarë lidhje ka i plagosuri i sotëm në Mat me Halit dhe Hulk Dedajn

Një plagosje me armë zjarri ndodhet në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mat,  ku sipas policisë Bashkim Koçi ka plagur me armë Akil Dedjan, pasi kanë konsumuar alkool në një lokal në zonë.

Akil Dedja ndodhet në gjendje stabile, ndërsa autori i ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia.

“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali , janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Por, kush është Akil Dedja dhe lidhja me Halit dhe Hulk Dedjan?

Akil Dedja është nipi i Halit Dedjas. Ky i fundit u ekzekutua në kryeqytet në dhjetor të 2010-ës. Dedja, në vitin 1997 punonte si oficer policie për hetimin e krimeve, por në atë kohë, i vranë vëllain. Kjo e rëndoi emocionalisht punonjësin e policisë, i cili edhe për pak kohë punoi pranë FNSH-së.

Pas disa vitesh atij i vrasin vëllain tjetër dhe babanë. Policia dyshon se në emër të tij janë kryer shumë krime, por asnjëherë nuk i janë vërtetuar. Halit Dedja kishte hapur një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, në emër të të birit, duke e quajtur “Don-Hulk”. Kjo shoqëri merrej me import, eksport, grumbullim, seleksionim dhe përpunim skorie ferrokromi. Gjithashtu, shoqëria kishte licencë për ndërtim dhe për pastrim-gjelbërim të qytetit. Veç saj, në vitin 2008 ai kishte hapur në Tiranë një shoqëri sigurie private.

Kujtojmë se disa ditë më parë policia ka shpallur në kërkim, djalin Halit Dedjas, i cili është dhe djali i  xhaxhait të Akilit.

Hulk Dedja dyshohet se në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit ka tentuar të vrasë dy pjesëtarë të fisit Kolaj nga Burreli.

I riu, në 5 maj të vitit 2011, pak muaj pas vrasjes së babait të tij, tentoi të ekzekutojë për hakmarrje Ismet Kolën dhe nipin e këtij të fundit, Bashkim Dervishi. Dajë e nip mbetën të plagosur, ndërsa Hulku mundi të largohej duke i shpëtuar drejtësisë për më tepër se një vit.

Ngjarja për të cilën akuzohet Dedja ka ndodhur në vendin e quajtur “Lagjja e Re”, në qendër të Burrelit. Mes fiseve Kolaj dhe Hulku ekziston një histori e gjatë hasmërie. Kolajt dyshohen të kenë ekzekutuar tre djem të familjes Dedja dhe babanë e tyre.

Megjithatë nuk dihet nëse ngjarja e orëve të para të ditës së sotme, ka lidhje me hakmarrje, apo ka qenë një konfikt çasti për motive banale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Fier-Patos, makina përplas biçiklistin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos (30 mars), me pasojë…

LEXO ME SHUME