Categories Sport

Në Itali rikthehen tifozët, shifra impresionuese në 9 javët e para

Liga e Futbollit në Itali ka përditësuar të dhënat mbi numrin e tifozëve që kanë frekuentuar stadiumet në Serinë A, në këto 9 javë të para dhe shifrat kanë vërtetë optimiste, madje shënojnë edhe rekord sa i përket epokës së kampionatit me 20 skuadra.

Kështu mesatarja për 9 javët e para është 27 134 spektatorë për ndeshje, ndërsa një vit më parë, pas 9 javësh mesatarja ishte 25 586 spektatorë për ndeshje. Një numër të tillë mesatar për ndeshje, e gjen vetëm në sezonin 2000-2001, kur kampionati luhej me 18 skuadra. Natyrisht që klubet e Milanos janë ato që japin kontributin më të madh në rritjen e kësaj mesatareje, ku veçanërisht Interi dominon me një mesatare prej 64 271 spektatorësh për ndeshje, i ndjekur nga Milani me 56 050 tifozë për ndeshje në ‘San Siro’.

Vetëm 39 651 tifozë për ndeshje ka Juventusi, që gjithsesi duhet theksuar se ka në dispozicion një stadium me kapacitet pak më të lartë se 40 mijë vende, ndërsa më pak nga të gjitha ndiqet Sassuolo, me 10 521 spektatorë për ndeshje, përcjell ‘Supersport’. Vlen të theksohet se mjaft optimiste janë shifrat e Interit, që ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë sezon ka lënë pas në renditjen për numri ne tifozëve në stadium, klube si Real Madrid, Schalke 04 dhe Arsenal.

Më shumë tifozë në stadium, krahasuar me klubin zikaltër, kanë vetëm Borussia Dortmund, Bayern Munchen, Barcelona dhe Manchester United, që janë në shifrën e më tepër se 70 mijë tifozëve për ndeshje dhe ende larg Interit që renditet i pesti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME