Categories Lajme

Në Izrael nuk duhet të dalësh më larg se 100 metra nga shtëpia

Pandemia COVID-19 ka prekur edhe Izraelin, mirëpo krahasur me shumë vende të tjera të botës ka një numër më të ulët të rasteve. Mjekja shqiptare në Izrael, Jusinga Mashah, gjatë një interviste për Ora News, tha se shembulli i Izraelit tregon se sa më shumë të zbatohen rregullat e mbrojtjes dhe distancimit social nga popullsia, aq më e afërt dhe e sigurt është strategjia e daljes nga kjo pandemi. Ajo tregon se në kuadër të masave të marra nuk është lejuar as kalimi i qytetarëve nga një qytet në tjetrin.

“Janë marrë masa që jo vetëm të mos kalohet nga qyteti në qytet, por edhe izolim në shtëpi,  duke mos u lejuar që të dalësh jo më larg se 100 metra nga shtëpia.  Kjo përjashton mjekët, farmacistët dhe të gjitha ata që kanë një punë të rëndësishme për mbijetesën e popullsisë” – deklaroi ajo.

Sipas mjekes Mashah, Izraeli tashmë do të kalojë në fazën e dytë, ku do të hapen më shumë dyqane, do të liberalizohet lëvizja, por jo në grumbullime njerëzish. Ndërkohë, statistikat e ditëve të fundit tregojnë ulje të rasteve në Izrael, e deri më tani atje janë konfirmuar vetëm 13 mijë raste ndërsa janë shënuar 172 viktima.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident me vdekje në Shkodër, slloveni përplas këmbësoren

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar. Ndoqën viktimën me kamera

Teksa policia greke ende nuk ka dalë me komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë rreth 100 mijë euro, pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditja e grupit kriminal Rraja, SPAK zbulon skemën! Si bëhej transporti i drogës, detaje

SPAK zbardh detaje lidhur me goditjen e grupit kriminal Rraja, i cili akuzohet për trafikim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Fier-Ballsh, plagosen nënë e bir

Një aksident rrugor ka ndodhur dje në aksin Fier-Ballsh, pranë fshatit Plyk. Dy automjete janë…

LEXO ME SHUME