Categories Lajme

Në kërkim nga Britania për trafik droge, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari

Në vijim të kontrolleve të kryera mbi bazën e informacionit operativ për kapjen e personave të shpallur në kërkim, struktura të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Wanted”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi B. B., 33 vjeç, banues në fshatin Premal. Ai i ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike” në bashkëpunim, sipas urdhrit të Gjykatës së Magjistraturës në Westminster, Mbretëria e Bashkuar. Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lufta në Iran, Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtroi për shqiptarët, Harry Maguire dënohet me burg

Herri Meguajër është dënuar me 15 muaj burg, por që pezullohet me kusht, pas sherrit…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME