Categories Lajme

Në listën e 10 më të kërkuarve të FBI, kapet pas 16 vitesh

Një vr asës i akuzuar në listën e dhjetë të arratisurve më të kërkuar të FBI-së është kapur në Meksikë, pasi ishte në arrati që nga viti 2006, njoftoi byroja e hetimit të premten.

Sipas FBI-së, 48-vjeçari Octaviano Juarez-Corro, akuzohet për vrasjen e dy personave dhe p lagosjen e tre të tjerëve në një piknik të Ditës së Përkujtimit 2006 në Parkun South Shore të Milwaukee në liqenin Michigan. Mes të p lagosurve ishte dhe gruaja e tij e cila kishte dy plagë me ar më zjarri në gjoks.

Në momentin e të shtënave në park ndodheshin qindra njerëz, njofton FBI.
Juarez-Corro u shtua në listën e dhjetë të arratisurve më të kërkuar në shtator 2021.

Pasi morën një informacion nga publiku, FBI dhe autoritetet meksikane gjetën Juarez-Corro të enjten në Zapopan, Guadalajara, Meksikë. Ai përballet me dy akuza për vrasje me dashje të shkallës së parë dhe tre akuza për tentativë vrasje me dashje të shkallës së parë. Një urdhër arresti federal e akuzon atë për ikje të paligjshme për të shmangur ndjekjen penale, tha FBI. Juarez-Corro ishte personi i 525-të i shtuar në listën e dhjetë të arratisurve më të kërkuar, e cila u krijua në vitin 1950, thuhet në njoftim. FBI kishte ofruar një shpërblim prej 100,000 dollarësh për informacionin që çonte në arrestimin e tij./a2 cnn

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME