Categories Teknologji

Në Paris testohet taksia ujore, mjeti transportues i së ardhmes

Duke parë ndotjen e madhe të ajrit dhe problemet me transportin publik në Paris, një kompani e inovacionit ka një zgjidhje që përfshin lumin e Senës.

Fluska, siç quhet kjo “taksi fluturuese”, është e mbështetur në energjin elektrike dhe pluskon mbi ujë me “krahët e saj” – si dhe ka kredenciale të tjera të gjelbërta pasi nuk bën zhurmë dhe nuk krijon ndotje të ajrit. Kushton rreth 200 mijë euro që të ndërtohet dhe mund të arrijë shpejtësi deri në (30 km/h). Udhëtimet testuese në Paris janë të limituara në një shpejtësi maksimale deri në (27km/h).

Shërbimi mund të lançohet shumë shpejt madje pritet që të jetë në pranverë të vitit që vjen, sipas një konference shtypi nga zyra e kryebashkiakut të Parisit. Kompania inovatore Seabubbles është në fazën testuese mbi lumin Sena prej katër ditësh.

Gjithsesi, kompania thotë që udhëtimi nuk ka qenë i lehtë. Gjatë një testimi të hënën në mëngjes para se të lëshoheshin testet zyrtare, policia urdhëroi Fluskën që të ndalte aktivitetet e saj.

“Po presim për një autorizim që të kemi një linjë komerciale mes lindjes dhe perëndimit… por shikoni edhe vetë, nuk është askush mbi lum”, tha bashkthemeluesi Alain Thebault duke shtuar se Franca po bëhet si një muze ku inovacionet teknologjike pengohen nga shumë rregulla.

Parisi ka një ndër rrjetet e transportit urban më të dendura në botë, me më shumë se 650 trena që ecin në kohë të njejtë. Janë mbi 4.7 miliardë udhëtime që bëhen nga udhëtimet e transportit publik në rajonin e Parisit në vitin 2016.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME