Categories Lajme

Në SPAK për më shumë se tre orë, reagon Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është thirrur sot SPAK ku ka dëshmuar lidhur me  akuzat për çështjen e privatizimit të klubit “Partizani”, ku në një deklaratë për mediat tha se drejtësia e re duhet të bëjë punën e saj dhe t’i shkojë deri në fund çështjeve.

Balla tha se ditën e nesërme do të paraqitet sërish në SPAK për të bërë një kallëzim penal lidhur me deklarimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku citoi “dua t’i kërkoj drejtësisë së re që çështjet të mbyllen dhe për ata që ne kemi dyshime dhe kemi bërë kallëzime të vihen para drejtësisë”.

“Kam qenë shpesh në këtë institucion për të depozituar kallëzime penale, edhe kur kam qenë në opozitë dhe tani si kryetar grupi. Shpresoj që SPAK ti shkojë deri në fund këtyre akuzave, kam bërë kallëzim dhe për çështje të tjera. Nesër do të jem sërish këtu për një çështje ku kam bërë një kallëzim penal për deklarimet e Sali Berishës dhe në momentin që kur ngrihet një akuzë duhet ta adresosh në SPAK. Dua t’i qëndroj angazhimit me prokurorët, çështjet që diskutova do të mbeten private dhe kam dhënë sqarimet e mia. Një prej rasteve tipike të korrupsionit, të shkojë deri në fund”, u shpreh Balla.

Arrestimi i Vangjush Dakos?

“Kryeministri ka qenë i qartë, dua ti kërkoj drejtësisë së re që çështjet të mbyllen dhe për ata që ne kemi dyshime dhe kemi bërë kallëzime të vihen para drejtësisë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME