Categories Sport

Në Vlorë pritet një rikthim i bujshëm, Flamurtari gati prezantimin e trajnerit

Çështja e trajnerit të ri ka mbetur pezull në Vlorë, për shkak se administratori Sinan Idrizi gjendet në Turqi për arsye pune. Pritet që të kthehet Idrizi për ta mbyllur këtë çështje, që me shumë gjasa do të marrë fund përpara ndeshjes me Kukësin.

Troisi Laci

“Panorama Sport” mëson se të paktën deri dje, kuotat më të larta për t’u emëruar trajner i Flamurtarit i ka braziliani Marcelo Troisi. Më 25 tetor braziliani ishte në Vlorë, ku u takua me drejtuesit e klubit dhe diskutuan në lidhje me ofertën për të marrë drejtimin e Flamurtarit. Troisi erdhi bashkë me dy anëtarë të stafit të tij dhe pasi mori ofertën vlonjate, kërkoi pak kohë për ta studiuar. Gazeta mëson se braziliani do të mbërrij sërish sot në Vlorë.

Gjasat janë që mes administratorit dhe trajnerit Troisi të ketë edhe një tjetër takim të fundit që do të vulosë gjithçka. Idrizi dhe trajneri brazilian ka gjasa që të takohen sërish në Vlorë për të përmbyllur kontratën, nëse kreu i klubit do të bjerë dakord me kushtet përfundimtare që do të ketë braziliani nëse është i bindur nga oferta. Troisi e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi më parë ka drejtuar edhe ekipe si Kukësi, Laçi dhe Bylisi. Nga ana tjetër, duke qenë menaxher, ai shikohet si një mundësi e mirë për merkaton e janarit, për të sjellë përforcime të vlefshme për ekipin.

magani flamurtari

MAGANI

Në Vlorë pritet një rikthim i bujshëm. Lajmi për ardhjen e trajnerit peqinas Gugash Magani u prit me entuziazëm në klub, te lojtarët, por edhe te sportdashësit. “Panorama Sport” mëson se administratori Idrizi ka kontaktuar personalisht Maganin, të cilit i ka kërkuar të rikthehet. Nga ana e tij, Magani nuk i ka dhënë Idrizit përgjigje negative, duke lënë të hapur gjithçka.

Por, burime pranë drejtuesve të Flamurtarit thanë dje për “Panorama Sport” se në orët e fundit bisedimet me Maganin kanë marrë një tjetër rrjedhë. Trajneri peqinas po shfaqet i dyzuar për ta lënë Besën në këtë moment. Shkak është bërë edhe humbja në ndeshjen me Shënkollin dhe reagimi i ashpër i presidentit Nexhat Bizhdili pas atij takimi. Duket se Magani ka kërkuar që vlonjatët ta presin pak, ndërsa u ka thënë se për momentin është në kontratë me Besën. Por, palët edhe mund të gjenin një zgjidhje për ndërprerjen me konsensus të kontratës. Edhe pse mbetet si pistë e hapur, për momentin Magani duket se e ka ndarë mendjen që duhet të vazhdojë te Besa, ndërsa Flamurtari edhe mund ta presë. Ermal Sika

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME