Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është ndaluar për dhunë në familje dhe shkaktim i vetëvrasjes të bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të cilët u vetëmbytën në ujërat e lumit Buna.

31-vjeçari Arrazi nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo fëmijët. I ndaluari i ka qëndruar deklaratës së tij të tre ditëve më parë duke thënë se ka humbur kontaktet me bashkëshorten dhe fëmijët pa patur idenë se ku ndodheshin.

Arrazi është shprehur se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët duke thënë se nuk e kam idenë përse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë veprim. Në momentin kur i është komunikuar se njëra prej vajzave është gjetur e pajetë ka qëndruar i ftohtë duke mos bërë asnjë reagim. Arrazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes” duke deklaruar se nuk është ai shkaktari i kësaj ngjarje të rëndë.

Po ashtu dyshohet se motra e viktimës me datën 2 maj është takuar duke konsumuar një kafe me Erdgys Arrazin dhe kanë zhvilluar një bisedë e cila dyshohet se lidhet me problemet e fundit të ndodhura në familjen Arrazi. Motra e viktimës ka deklaruar pas ngjarjes së kunati i saj ka ushtruar dhunë në familje psikologjike dhe fizike gjë e cila sipas saj ka detyruar të motrën të ndërmarrë veprimin e rëndë.

Gjithashtu policia ka dyshime se prej pak kohësh shtetasi Erdgys Arrazi është parë në shoqërinë e një vajze tjetër gjë e cila dyshohet se ka shtuar konfliktet në familje. Policia është duke verifikuar çdo dëshmi të mundshme dhe informacione bashkë me prokurorinë për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë e cila shokoi opinionin publik.

Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të 9-vjeçares e cila u gjet e pajetë në lumin Buna, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

E mitura dyshohet se u vetëmbyt së bashku me të ëmën, Alma Arrazin, motrën e saj 8-vjeçare dhe vëllain 2-vjeçar.

Këta të fundit nuk janë gjetur ende, ndërsa kërkimet nga polumbarët vazhdojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME