Categories Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, Balluku: Linjë me gjatësi 120 km

Banka Europiane e Investimeve ka nënshkruar marrëveshje me Qeverinë Shqiptare në projektin madhor të ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se kjo linjë do të ketë një gjatësi prej 120 kilometrash.

“Nënshkruam marrëveshjen me Bankën Europiane të Investimeve, një tjetër partner me Qeverinë Shqiptare në projektin tonë madhor të ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.”

Balluku shton se kjo marrëveshje ka rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, por edhe mallrave teksa shton se ky është projekti i dytë madhor i Qeverisë Shqiptare në transportin hekurudhor.

“Një linjë me gjatësi 120 kilometra, me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin, i cili do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, por edhe të mallrave. Pas Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas, Vorë-Hani i Hotit është projekti i dytë madhor i Qeverisë Shqiptare në transportin hekurudhor. BEI mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm për jetësimin e disa projekteve strategjike të infrastrukturës rrugore e hekurudhore”, shkruan Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME