Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) njofton se si do të paraqitet moti në orët në vijim dhe ditën e nesërme.
Ditën e nesërme do të ketë një rritje të lehtë të temperatuave me 2 gradë celsius, ndërsa reshje mesatare, deri lokalisht intensive priten në disa qarqe.
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë dt.09) dhe nesër (e enjte dt.10) priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore. Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë).
TEMPERATURAT
Ato do të pësojnë një rritje me rreth 2 gradë.
Më konkretisht, nesër (e enjte dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 9 °C
në vendet e ulëta: 2 / 6 °C
në vendet malore: – 5 / 1 °C
ERA
Sot pasdite (e mërkurë dt.09) dhe nesër (e enjte dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër paradite, në veri të vendit, deri e fortë.