Categories Lajme

“New York Times”: Shqipëria mes destinacioneve mahnitëse evropiane për t’u vizituar në 2025

Eksperti i udhëtimeve, Simon Calder ka zbuluar destinacionet e fshehta evropiane “mahnitëse” për të vizituar në vitin 2025 – përpara se ato të pushtohen nga turistët ndërkombëtarë, shkruan David Landsel në gazetën e përditshme amerikane “New York Post”.

“Amerikanët thyen rekordet e udhëtimeve në vitin 2024 – ku 1 dhjetori u shënua si dita më e ngarkuar ndonjëherë në aeroportet e vendit”, sipas TSA.

“Mbi 20,2 milionë turistë amerikanë vizituan Evropën në vitin 2023”, sipas Zyrës Kombëtare të Udhëtimeve dhe Turizmit në SHBA – miliona turistë më shumë krahasuar me periudhën para pandemisë – ku u regjistruan 17,3 milion vizitorë në 2019.

Nëse vizitoni Spanjën, Francën apo Italinë, merrni masa drastike – pasi për shembull, mund të tarifoheni për nje “selfie” në shatërvanin Trevi në Romë, apo të merrni parasysh pezullimin e Airbnbs në Barcelonë.

Ekzistojnë dy destinacione evropiane që gazetari dhe eksperti i udhëtimeve, Simon Calder rekomandon dhe i vlerëson si vende magjepsëse dhe të paprekura nga turizmi masiv.

“Të gjitha indikacionet që kemi parë, për shembull, numri i turistëve që qarkullojnë në aeroporte dhe shifrat e fundit nga kompanitë e udhëtimeve tregojnë se ekziston “një oreks i pangopur” për udhëtime. Dhe viti 2025 do të jetë fantastik për të ofruar alternativa të shumta”, tha gazetari dhe eksperti i udhëtimeve, Simon Calder për “Daily Express”.

Eksperti i udhëtimeve ka sugjeruar Shqipërinë dhe Bullgarinë si dy destinacionet kryesore evropiane për të vizituar në vitin 2025 – në një përpjekje për të nxitur turistët e huaj të zgjedhin vende që nuk janë prekur ende nga turizmi masiv, dhe të cilat i vlerëson si ideale për pushime verore.

Shqipëria

Shqipëria është shtëpia e shumë resorteve bregdetare në detin Adriatik – dhe disa prej tyre janë krahasuar me Maldivet – falë ujërave të pastra kristal. Ky vend mesdhetar konsiderohet si një nga destinacionet më të përballueshme për pushime në Evropë.

“Shqipëria është një nga vendet më buxhetore në Evropë. Unë e shoh Shqipërinë si destinacionin e ardhshëm turistik”, tha Calder.

“Plazhe fantastike, njerëz miqësorë dhe çmime të përballueshme”, shtoi ai.

Shqipëria është shtëpia e vargmaleve të ndryshme malore, plazheve mahnitëse të konsideruara si “Maldivet e Evropës”, me një kryeqytet të gjallë dhe rrënoja të mrekullueshme në atraksionet e përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në vitin 2023, 10 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë për të kaluar pushimet. Numri i vizitorëve në Shqipëri pritet të rritet në vitet në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

53-vjeçari vlonjat thyen masën e arrestit shtëpiak, kapet ‘mat’ duke grabitur furgonin

Një 53-vjeçar është arrestuar sot (15 prill) nga Policia e Vlorës në kushtet e flagrancës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në Shkodër: Pas vdekjes së adoleshentit, humb jetën në spital edhe 14-vjeçari që mbeti i lënduar

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti tragjik që u regjistrua dje në Shkodër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 36-vjeçari nga Kosova del nga burgu, rrëmben shqiptaren dhe e p*rdhunon për orë të tëra

Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar për rrëmbim dhe sulm seksual në Padova. Ai kishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dashuri i qëlloi me armë bashkëshortin në sy të djalit të tyre, vendoset në pranga Melisa Hoxhallari

Melisa Hoxhallari është vënë në pranga nga policia pas plagosjes së bashkëshortit nga ana e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U arratis nga burgu i Shënkollit, kapet pas dy muajsh 49-vjeçari

Dy muaj pas arratisjes së bujshme nga burgu i Shënkollit, është arrestuar mbrëmjen e kësaj…

LEXO ME SHUME