Aplikimi online për lejet mjedisore do të fillojë të testohet në portalin e-Albania prej datës 1 dhjetor 2019. Deri në datën 28 shkurt 2020 do të jenë të dyja format e aplikimit, online dhe në formë shkresore pranë institucioneve përgjegjëse. Kjo do të jetë një periudhe tranzitore, dhe që prej 1 marsit të 2020 aplikimi do të bëhet vetëm online.
Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se se me kalimin online të lejeve mjedisore ngrihet një sistem kombëtar elektronik, transparent, i monitoruar dhe i shpejtë në funksion të mbrojtjes së mjedisit.
Ministri Klosi theksoi se rritja e transparencës së institucioneve mjedisore duhet të shoqërohet edhe me më shumë përgjegjësi nga ana e ekspertëve të mjedisorë të cilëve u bëri thirrje për krijimin e një urdhri mjedisor.
“Ajo që duam është që ju të keni komunitetin tuaj, të ngrihet urdhri mjedisor dhe të ketë një urdhër të brendshëm. Nuk mund të jetë sistemi më ku gjithesecili të jetë ekspert mjedisor. Jua them publikisht sic jua kam thënë disa herë se ka ardhur koha që eksperti mjedisor tëjetë brenda një një urdhëri të caktuar, nuk të ketë një rudhër me kritere bazë mbi të cilat funksionon ky sistem por po ashtu edhe funksionimi dhe etikën e plotësimit të një leje mjedisore të jetë brenda kritereve të një sistemi që nuk lejon dhe nuk toleron që ky komunitet të nëpërkëmbet. Raporti i deritanishëm është raport që në shumë raste mund të quhet një raport i papërgjegjshmërisë, pra I raportit me të drejtën, me të vërtetën, raporti që vjen në ato dosjet e të ashtuquajturave leje mjedisore shumë pak kanë qenë të ndërtuara mbi kritere dhe shumë pak kanë qenë të vlerësuara online. Nëse duhet të kemi një transparencë më të madhe nga administrata duhet të kemi një përgjegjshmëri më të madhe edhe nga vetë ekspertët mjedisorë”, tha ministri.
Si do të kryhet ky proces?
“Aplikimi në procesin e VNM (vlerësimi i ndikimit në mjedis) vetem nepermjet sistemit elektronik te vleresimit te ndikimit ne mjedis, pra pas njëfarë kohe nuk do të pranohen më letra të shkruara. Ky sistem do te dokumentoje dhe do te arkivoje gjithe procesin duke rritur keshtu transparencen dhe efikasitetin ne komunikim me biznesin. Aplikimi do të kryhet thjesht nga kompjuteri I cdo zyre apo studiove tuaja dhe do të jetë i hapur 24 orë për ekspertin mjedisor. Komunikimi midis instiucioneve jo vetëm mjedisore por edhe brenda isntitucioneve do të jetëi gjithi online, pra përgjigjet e cdo institucioni do të jenë transparente, të afishuara dhe të monitorueshme në cdo kohë nga gjithë të interesuarit, po ashtu do të ketë procedura më të lehtësuara që aplikimi të jetë me kushte dhe jo i gjerë, të jetë një aplikim që të orientohet shumë drejt dretj tipit të lejes mjedisore dhe kritereve kufizuese që kemi realizuar. Në këtë moment ka të bëjë shumë një raport për uljen e kostos se aplikimit dhe kyështë një raport shumë i rëndësishëm sepse shumë dokumenta që I shteti I ka të siguruara nëpërmjet sistemit e-Albania. Një nga risitë e sistemit është që informacioni mjedisor integrohet në të gjithë sistemin kombëtar dhe po ashtu do të ketë një raport shumë më të drejtë përsa i përket raportit me koordinatat, pra sistemi GIS që po ndërtohet verifikon se ku do të realizohen. Si do të realizohet përsa ipërket periudhave kohore?.
Projektvendimi që kmei në diskutim dhe do të kalojnë në vendimmarrjen e KM do të jetë që nga data 1 dhjetor 2019 fillon aplikimi online së bashku me një periudhë tranzitore për të qenë një periudhë e përgatitjes së ekspertëve mjedisore që do të bëjnë këto aplikime, të kemi mundësinë që ky afat i përbashkët të jetë nga 1 dhjetor 2019 deri në 28 shkurt 2020 edhe online edhe me shkresa dhe nga 1 mars 2020, kryhet vetem sistemi elektronik dhe të mos kemi më shkresa në raport me administratën mjedisore të MTM. Pra nga 1 marsi të jetë një aplikim vetëm online dhe 100% transparent. Në këto kushte ne përmbushim një nga detyrimet që kishim në kuadër të paketës lehtësuese në raport me mjedisin , diskutimin që kemi bërë për heqjen e lejeve mjedisore të tipit C, beosj është një diskutim qëka gjetur përkrahje të gjerë natyrisht që ka edhe komente dhe ne jemi të hapur që t’i dëgjojmë por ka ardhur koha që gjithë sistemi mjedisor të fokusohet shumë më tepër në mbrojtjen e mjedisit”, sqaroi Klosi.
Aplikimi online për lejet mjedisore do të mund të kryhet nga çdo lloj kompjuteri dhe do të jetë i hapur 24 orë për ekspertin mjedisor.