ERE miraton çmimet e reja të energjisë. Ulet çmimi i energjisë në 8.5 lekë deri në 31 dhjetor 2025 për familjarët që konsumojnë deri në 700 kilovat. 9.5 lekë çmimi i energjisë elektrike për diferencën mbi 700 kilovat.
Me 1 lekë është ulur çmimi energjisë elektrike në 2025, ishte 9.5 lekë për kilovat, shkon në 8.5 lekë.
OSHEE ka propozuar një ulje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që përdorin deri në 700 kilovat, duke vendosur çmimin në 8.5 lekë për kilovat.
Për ata që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9.5 lekë për kilovat, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë për familjet.
Hyn në fuqi më 1 shkurt 2025 deri në 31 dhjetor 2025.
Aktualisht çmimi i energjisë elektrike pë abonentët familjarë është 9.5 lekë për Kwh pa TVSH. Pra çmimi i energjisë elektrike ulet me 1 lek, kështu që me TVSH do të paguajnë 10.2 lekë nga 11.4 lekë aktualisht.
Kush konsumon më shumë se 700 kWh energji elektrike në muaj do të vazhdojë të paguajë 9.5 lekë për çdo Kwh që bashkë me TVSH shkon në 11.4 lekë.
Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës.
Konferenca e Ramës
Sot, në orën 12:00, në ambientet e OSHEE-së, Kryeministri Edi Rama do të mbajë një konferencë për mediat, ku pritet të diskutohet për çmimin e ri të energjisë elektrike.
Më herët qeveria ka njoftuar se po punohej për një ulje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët për periudhën 1 shkurt-31dhjetor 2025. Ajo tha se procesi është në analizë dhe se po optimizohen proceset teknike për të ofruar një çmim më të mirë për qytetarët në vitin 2025.
Ulja e çmimit të energjisë elektrike është premtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë vitit 2024 gjatë takimeve me pensionistët, dhe që pritej të kishte një vendimmarrja prej 1 janarit të këtij viti që ka nisur. Aktualisht familjet paguajnë energjinë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH ose 11.4 lekë me TVSH.