Categories Lajme

Nga ky vit, studentët do mund të marrin kredi për tarifën e shkollës! (KRITERET)

Nga ky vit i ri akademik, të gjithë studentët do të kenë mundësi që të marrin kredi studentore për të përballuar shpenzimet e shkollimit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ministrja Evis Kushi ka sqaruar se kjo skemë e kredisë studentore i mundëson studentit mbulimin e tarifave të studimit dhe kostove të jetesës gjatë studimeve të larta, e ndërsa prezantoi detajet dhe kriteret e përzgjedhjes.

Kështu, kredia do t’u jepet atyre studentëve që nuk kanë përfituar bursë apo që nuk janë të përjashtuar nga tarifa vjetore. Ajo do të jepet me dy këste dhe do të përllogarisë tarifën e universitetit si dhe një shumë parash që shkon ekuivalent me pagën minimale. E ndërsa, studentët do të nisin pagesën pas përfundimit të studimeve master ose bachelor.

Kriter kryesor për përzgjedhjen janë vlera e kredisë, ndjekja e studimeve në programet prioritare si edhe rezultatet në nota.

“Kredia studentore jepet pa kolateral fizik
Kredia studentore jepet për mbulimin e kostove vetëm për ndjekjen e një programi studimi
Financimi i kredisë bëhet me këste, të paktën dy herë në vit, pas konfirmimit nga IAL që studenti ka shlyer tarifën e vitit dhe ka frekuentuar procesin mësimor
Shlyerja e kredisë nis jo më herët se 3 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për studimet e ciklit të parë, jo më herët se 2 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për programe studimi cikli i dytë dhe e treta jo më herët se 5 vjet pas nënshkrimit të kontratës së kredisë, për rastet e kredisë së marrë për program studimi të integruar të ciklit të dytë
Norma e interesit të kredisë të jetë e pandryshueshme, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së kredisë.

Studentët që përfitojnë kredi studentore, nuk duhet të jenë përfitues nga politikat e mëparshme, si bursë apo përjashtim nga tarifat, me qëllim që të zgjerohet sa më shumë numri i përfituesve.

Studentët përfitues do të përzgjidhen bazuar në disa prioritete, si:

1. vlera e kredisë
2. ndjekja e studimeve në programet prioritare,
3. rezultatet e mëparshme gjatë studimeve, etj

Efektet e këtij vendimi nisin menjëherë, gjatë vitit akademik 2023 -2024”, tha Kushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME