Një krim në familje ka tronditur qytetin e Ballshit mbrëmjen e sotme, në ditën e dytë të Vitit të Ri. Raportohet se një shtetas ka vrarë me thikë gruan e tij dhe kunatën (motrën e gruas). Dy viktimat mësohet se janë të moshës 31 dhe 18 vjeç, ndërsa autori i krimit 33 vjeç. Paraprakisht dyshohet se autori i vrasjes së dyfishtë ka qenë në gjendje të dehur.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të krimit në familje.
Categories
Lajme