Categories Bota

Nigeri, grupi “Boko Haram” fillon seri të re goditjesh

Grupi terrorist, “Boko Haram”, e ka nisur një varg të sulmeve të reja në pjesën veri-lindore të Nigerisë, duke ngritur flamurin e tyre në disa qytete dhe duke e marrë nën kontroll një bazë ushtarake të vendit. Qindra njerëz janë zhvendosur nga Baga për në Maiduguru, që ka qenë qendra e krizës së shkaktuar nga Boko Haram gjatë dekadës së kaluar. Të zhvendosurit kanë thënë se në qytet kanë dëgjuar të shtëna që janë kryer nga persona të uniformuar, të cilët e kanë marrë shpejt kontrollin e qytetit. Disa dëshmitarë kanë thënë se anëtarët e këtij grupi i kanë udhëhequr edhe lutjet e së premtes. Besohet se militantët kanë pasur për qëllim që të arrijnë në bazën ushtarake, pa shkaktuar viktima në mesin e civilëve. “Ata na thanë të mos brengosemi sepse nuk kanë ardhur këtu për ne, por ne nuk mund t’iu besojmë atyre”, tha njëri nga dëshmitarët.

Mbi 100 policë të trajnuar për rastet e terrorizmit janë shkarkuar në Nigeri sepse kanë ikur për ta shmangur luftimin me Boko Haramin, raportuan mediet nigeriane. “Morali i personelit tonë do të dobësohet çdo ditë sepse forca jonë po dobësohet për shkak të rasteve të shumta dhe mungesës së pajisjeve të duhura”, tha një zyrtar policor në kushte anonimiteti, shkruan “The Guardian”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME