Categories Lajme

Një 58-vjeçar është ekzekutuar me tre plumba në Vlorë, në lagjen “Hajro Çakërri” pranë banesës së tij

Një 58-vjeçar është ekzekutuar me tre plumba në Vlorë. Sipas policisë, 58-vjeçari Renato Hoxhaj është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në “Hajro Çakërri” pranë banesës së tij. Ai punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë. Dy plumba i ka marrë në kokë dhe një në trup.

“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.
Hoxhaj ka marrë plumb në kokë ndërkohë që nuk dihet ende me çfarë lloj arme është qëlluar pasi banorë të zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna. Sipas gazetarit, Hoxhaj nuk ishte një emër i njohur për policinë, megjithatë po hetohet nëse  mund të ketë pasur probleme në të kaluarën.

Ka qenë bashkëjetuesja e tij ajo që ka dëgjuar të shtënat dhe më pas pa parë trupin e vdekur, duke njoftuar policinë.

Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo, e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia.

Dyshohet se autori/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.

Ndërkohë që ende nuk ka një pistë në lidhje me shkakun, teksa policia e Vlorës ka marre dhe kamerat e sigurisë së disa subjekteve aty pranë ku mendohet se mund të ketë kaluar autori.

Policia po kontrollon kamerat e sigurisë së zonës, për të parë nëse kanë kapur ndonjë gjurmë të autorit/ve. 58-vjeçari jetonte vetëm pasi ishte i divorcuar prej vitesh dhe ishte baba i dy fëmijëve të rritur. Nga banorët njihej si njeri i mirë dhe pa probleme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME