Një ngjarje e rëndë me protagonistë shqiptarë ka ndodhur në Greqi. Një shqiptar ka vrarë vajzën 28 vjeçare, e identifikuar si Anxhela Pjetri në Korfuz dhe e ka varrosur më pas mbrapa shtëpisë.
Shkak i vrasjes, dyshohet të ketë qenë lidhja e vajzës me një afgan.
Sipas mediave vendase gjithçka nisi mbrëmjen e djeshme orën 21:00 ku 28-vjeçarja nuk u kthye në shtëpi. Ishte shoku i huaj i vajzës, që denoncoi zhdukjen e saj, duke e argumentuar me faktin se 28-vjeçarja mund të ishte vrarë sepse babi i saj nuk e miratonte lidhjen e tyre. Autoritetet kanë filluar më pas kërkimet në orët e para të mëngjesit. Të afërmit i thanë policisë se ishte babai i saj që e kishte parë për herë të fundit.
Ndërkohë, ka qenë vetë autori, i cili ka treguar se ku e kishte fshehur trupin e viktimës.
Trupi i 28-vjeçares është transferuar në morg, ku rezulton se 28 vjeçares i janë gjetur shenja dhune në trup. Ndërkohë mediat lokale në Korfuz bëjnë me dije se ende nuk ka një njoftim zyrtar të policisë për ngjarjen.