Një ngjarje e rëndë raportohet nga Kosova. E ditur bëhet se është gjetur një trup i pajetë në një pyll, në afërsi të fshatrave Llovcë dhe Burincë. Këtë lajm të rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Policia është informuar se në një pyll, teren i papërshtatshëm në mes fshatrave Llovcë dhe Burincë, afër lumit Llapushnicë është gjetur një trup i pajetë. Trupi i pajetë është mashkull i paidentifikuar për momentin”, ka deklaruar Hashani. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani trupi i pajetë ende nuk është idetifikuar. Më tej ai ka thënë se policia po punon për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.