Categories Lajme

Një objekt misterioz po dërgon valë gjigante radiofonike në hapësirë

Astronomët kanë zbuluar një objekt “vërtet të çuditshëm” 4000 vite dritë larg nga Toka, thuhet në një studim të publikuar nga revista Nature, sipas të cilit, ai zhduket nga pamja çdo një minute dhe lëshon një shpërthim gjigant valësh radiofonike tre herë në një orë. Për herë të parë, objekti misterioz u pikas nga studenti i Universitetit Curtin, Tyrone O’Doherty, kur po vëzhgonte qiellin në Australinë Perëndimore.

“Është emocionuese që burimi të cilin unë e identifikova vitin e kaluar, rezultoi një ishte diçka kaq e veçantë” tha O’Doherty në një deklaratë për shtyp. Ky objekt i paidentifikuar pulsues, për të cilin astronomët thonë se është ndryshe nga çdo gjë tjetër që kanë zbuluar deri më sot, dërgon një rreze masive rrezatimi dhe çdo 20 minuta, bëhet një nga më të shndritshmit në qiell. Ai gjithashtu rrotullohet dhe zhduket në interval dy minutëshe.

Është mjaft më i vogël se Dielli jonë, por ndriçon më fort dhe lëshon valë radiofonike shumë të polarizuara. Impulse të tilla tregojnë ekzistencën e një fushe magnetike “jashtëzakonisht të fortë” , ç’ka bën që mund të përputhet me një objekt astrofizik të parashikuar, por që nuk është vërtetuar kurrë se ekziston.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME