Categories Lajme

Një urë e varur do të ndërtohet në Rivierën e Jugut

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka inspektuar ditën e sotme punimet në kantierin e Llogarasë.

Një nga inxhinierët e ARRSH u shpreh se deri tani është kryer rreth 5 për qind e punës teksa zbuloi se në dalje të tunelit do të ndërtohet një urë e varur. “Sot jemi në 5 për qind të punimeve, kemi arritur në ngritjen e kantierit, devijimin e rrugës nacionale për t’i dhënë më tepër mundësi për të punuar. Janë hapur të dyja tunelet në krahun e Vlorës. Në tunelin kryesor kemi ecur me 70 metra gërmim, ndërsa 30 metra në tjetrin. Në krahun e Palasës janë hapur të dyja tunelet, është hapur traseja dhe po vijohet me gërmimin e tuneleve.

Jemi me ritme të mira dhe duke parë që sa vjen dhe gjeologjia sa vjen dhe përmirësohet. Në anën tjetër, veç tunelit kemi ecur me rreth 500 metra rrugë, trase të hapur, ku do të ndërtohen edhe dy ura, njëra prej të cilave do të jetë e varur, e para në Shqipëri. Do të jetë një vepër arti, e cila do të shkojë në unison me bregdetin”.

Ministrja Balluku u shpreh: Nuk do të jetë një urë që do të kryejë vetëm funksionin e saj për lidhjen e tunelit me majën tjetër të malit, por është zgjedhur edhe për dizajnin e saj, pasi do të jetë hyrja në bregdet, duke dalë nga tuneli, të gjithë do të hasen me atë urë, e cila do të jetë hyrja zyrtare e rivierës së jugut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME