Categories Lajme

Një vit nga zhdukja e Ervis Martinaj, del foto e re e pa publikuar më parë

Kjo e mërkurë, 9 gusht, shënon fiks një vit nga zhdukja e mistershme e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Një vit më parë, Martinaj, i cilësuar ndryshe si bosi i lojërave të fatit humbi kontaktet me familjarët e tij, ku vetëm një ditë më vonë më 10 gusht 2022, xhaxhai i tij Faik Martinaj do të denonconte në polici zhdukjen e nipit.

Së fundmi ”Euronews Albania” ka publikuar dhe një foto tjetër të shumëkërkuarit nga policia, e cila nuk ka qarkulluar më parë në media.

Martinaj shihet në foto me peshqir plazhi në një varkë, ku duket se sapo ka dalë nga uji.

Euronews Albania nuk mund të verikojë dot nëse kjo foto është bërë para apo pas denoncimit për zhdukjen e tij.

Ngjarja e mistershme ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, ku ka teori se ai mund të jetë ekzekutuar me shumë profesionalizëm, ashtu sikurse ka dhe të tjerë që mendojnë se mund të jetë një inskenim për të nisur një jetë të re.

Megjithatë nga ana e organeve ligjzbatuese nuk kemi ende një përgjigje përfundimtare se çfarë mund të ketë ndodhur me personazhin e njohur të botës së krimit.

Një vit nga zhdukja e Ervis Martinaj, del fotoja e pa publikuar më

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME