Categories Kuriozitete

Njëri nga ishujt më të bukur grek fsheh një të vërtetë të hidhur, zbulon pse vdesin banorët aq të rinj

Sëmundja e Naxos është një kariomiopati e trashëguar që pjesën më së shumti godet rajonin e Mesdheut, dhe sidomos në këtë ishull ka një shkallë të lartë të vdekshmërisë të të rinjve, kryesisht sportistëve, transmeton Gazeta Metro.

Kjo është një kardiomiopati aritmogjene e anës së djadht të zemrës. Në këtë rast, sëmundja është shprehur në një mënyrë të veçantë, në kombinim me sëmundje dermatologjike, hiperkeratosa e shuplakës dhe shputave.

Simptomat ndryshojnë nga dridhje e zemrës deri në vdekjen e papritur që mund të jetë manifestimi i parë dhe i fundit i sëmundjes. Në fazat e avancuara, mund të vijnë në një ndalur në barkushe e djadhtë të zemrës, dhe nëse sëmundja vazhdon të zhvillohet, të njëjtat simptoma që ndikojnë dhe në anën e majtë të zemrës.

Prindërit kanë një shans 25 për qind për ta transmetuar këtë sëmundje tek fëmijët e tyre, nëse të dy e mbajnë atë gjen. Përveç Naxos, epidemia e kësaj sëmundje është me shekuj edhe në Milos, Evia dhe në Turqi, Izraeli dhe Arabinë Saudite, që është dëshmi se sëmundja është e lidhur me historinë e Mesdheut dhe migrimit të popullsisë.

Gjeni është pjesë e ADN-së që përmban informacione të koduara për ndërtimin e një gjeni të caktuar. Çdo mutacion në këtë gjen trashëgohet përmes pasardhësve si një gjen patologjik, i cili krijon më tej një proteinë patologjike (mutante) që është përgjegjëse për prishjen e funksioneve të organizmit, duke shkaktuar sëmundje. Në rastin e sindromit Naxos, mutacioni i gjenit ndodhet në kromozomin e 17-të.

Duke pasur parasysh se në botë, një nga 5,000 njerëz vuajnë nga kardiomiopatia, situata në ishull është veçanërisht e rrezikshme, sepse prek rreth tetë vetë për 100 banorë. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë e Greqisë urdhëroi diagnostikimin e detyrueshëm gjenetik për të gjithë 5,000 banorët e Naxos, për të diagnostikuar menjëherë sëmundjen, ndërsa kontrollet janë pa pagesë.

Gjithashtu, kardiologët grekë, në bashkëpunim me kolegët e huaj, po bëjnë një përpjekje serioze në studimin e sëmundjes ose sindromës Naxos, e cila do të ndihmojë më tej të kuptuarit e kardiomiopatisë në mbarë botën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

Dashi Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 20 Janar 2026

Dashi Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do…

LEXO ME SHUME