Categories Sport

Njihuni me Elton, lojtari më shkurtër në botë që u arrestua sepse bëri foto me fanse femra

Elton (Jose Xavier Gomes) është një nga futbollistët profesionist më të shkurtë në botë. 154 cm i gjatë, ai luan në rolin e mesfushorit me tipare sulmuese, pavarësisht se ka hasur shpesh herë vështirësi në ekipet e moshave sepse ishte më i shkurtër se shokët e ekipit. Karrierën e ka nisur në një ekip shumë të njohur në Brazil, Corinthias, atje ku kanë dalë futbollistë me emër si Carlos Tevez. Me një talent natyral, Elton ja doli jo vetëm që të fitonte një vend në formacion, por edhe që ta krahasonin me Maradonën duke i vendosur epitetin “Elton Maradinha”. Në moshën 21 vjeç u transferua te Steua e Bukureshtit, por atje luajti vetëm në 8 ndeshje pa mundur që të tregojë talentin e tij. Në vitin 2007 firmosi për Al-Nassr, atje ku u bë shumë i dashur për tifozët me teknikën e tij me këmbën e majtë. Nga “Elton Maradinha” ai u shndërrua në “Elton Arabia”, por aventura në Arabinë Saudite nuk shkoi siç e priste, pasi d të arrestohej. “Isha duke bërë foto me femra. Ato ishin veshur me të zeza dhe të mbuluara. Punonjësit e sigurisë erdhën që të më arrestonin. Më dërguan në komisariat. Ishte një moment që më frikësoi shumë, por më pas u mësova me kulturën e vendit të tyre”, deklaroi Elton.

 Raketa e xhepit nuk ka frikë ta vendosë veten

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME