Categories Lajme

Njohja e pensioneve me Italinë, ekspertja tregon kushtet: Ja sa kontribuues përfitojnë

Drejtuesja e Sindikatës italiane ‘INAS’, Beskida Aliaj tregon se si do funksionojë marrëveshja për pensionet me Italinë, kategoritë përfituese dhe se si do bëhet përllogaritja e kontributeve të punës së ushtruar në të dyja vendet.

Rreth 170 mijë pensionistë shqiptarë pritet të përfitojnë nga marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë. Kështu deklaroi drejtuesja e Konfederatës Italiane të Sindikatave të Punës në Shqipëri, Beskida Aliaj, eksperte, e cila dha detaje rreth marrëveshjes, kushtet që duhet të plotësojnë shqiptarët që dalin në pension apo edhe italianët në Shqipëri. Sipas ekspertes, në bazë të marrëveshjes do të përllogariten kontributet e punës së ushtruar në Shqipëri edhe në Itali dhe secili shtet do të japë pjesën e vet.

Përfitimi i dytë nga marrëveshja varet nga vjetërsia e punës në Itali.
“Në rast se qytetari ka 42 vite e 10 muaj kontribute në Itali për burrat dhe 41 vite e 10 muaj për femrat, mund të dalin në pension në çfarëdo moshe qofshin, pra mund të dalësh në pension edhe 57 vjeç nëse ti ke punuar 45 vite.”. Përveç pensionistëve, Aliaj rendit edhe kategoritë e tjera të cilat përfitojnë nga kjo marrëveshje.

71-vjeçari Bashkim Abazaj emigrant në Itali, i cili ka punuar për 16 vite atje, por vetëm 8 vite i siguruar, tashmë përveç pensionit në Shqipëri do të përfitojë edhe nga Italia për vitet që ka punuar duke u siguruar. Atij i humbasin 4 vite sepse marrëveshja nuk ka fuqi prapavepruese. Pas Italisë, Greqia është një vend ku jetojnë e punojnë një numër shumë i madh shqiptarësh, për të cilët ende nuk ka një marrëveshje 2 palëshe që edhe ata të mund të përfitojnë pension për vitet e shumta që kanë punuar aty.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lufta në Iran, Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtroi për shqiptarët, Harry Maguire dënohet me burg

Herri Meguajër është dënuar me 15 muaj burg, por që pezullohet me kusht, pas sherrit…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME