Kobe Bryant, ish basketbollisti i famshëm i NBA dhe Los Angeles Lakers, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare si pasojë e një aksidenti me helikopter.
Ylli amerikan ishte në bordin e helikopterit të tij privat me të paktën tre persona të tjerë, plus pilotin.
Por tragjedia nuk mbyllet me kaq. Sipas TMZ, në bordin e helikopterit ka qenë edhe vajza e Bryant, Gianna Maria Onore, e njohur si Gigi, e cila gjithashtu raportohet e vdekur.
Lidhur me këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Përmes një mesazhi në twitter, shefi I Shtëpisë së Bardhë shkruan:
“Raportimet thonë se, basketbollisti I madh Kobe Bryant dhe tre persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me helikopter në Kaliforni. Ky është një lajm i tmerrshëm”.
Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, përplasja ka qenë aq e fortë sa ka qenë e pamundur ndërhyrja dhe shpëtimi i personave në bord.Kobe Bryant, 41 vjeç, ishte një nga emrat më të mëdhenj të basketbollit amerikan dhe botëror. Ai laujti për rreth dy dekada me Los Angeles Lakers duke fituar 5 tituj kampion në NBA dhe duke pjesë e All Stars Games për plot 18 herë.