Categories Lajme

O Zot sa e dhi.bshme/ 19-vjeçari, mesazh tro.nditës: Kam dhe dy muaj jetë, ju lutem më…

19 vjeçari Elian Qama, vuan nga një sëmundje e rëndë dhe e rrallë njëkohëshisht dhe ka nevojë për ndihmën e të gjithëve ne për t’ju nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, vendimtare për jetën e tij. I riu nga Berati ndodhet në Belgjikë, ku i kanë dhënë një fije shprese për jetën pasi në spitalet shqiptare nuk ka asnjë zgjidhje e as mundësi për ndërhyrje sepse është tepër e ndërlikuar.  Të afërmit e Elianit i janë drejtuar redaksisë së newsbomb.al, duke kërkuar ndihmë që rasti i 19 vjeçarit të publikohet dhe shqiptarët të sensibilizohen për të, pasi doktorët në Belgjikë i kanë thënë se ka vetëm dy muaj jetë dhe duhet të kryejë urgjentisht operacionin. Por duke mos qenë i siguruar, 19 vjeçari duhet t’i mbulojë vetë të gjitha shpenzimet për operacionin, i cili kushton mbi 200 mijë euro.

Ndaj familja ka hapur dhe një donacion në “GofoundMe” ku të gjithë ata që kanë mudësi mund të kontribuojnë për t’i shpëtuar jetën 19 vjeçarit nga Berati, Elian Qama.

Elian Qama – Linku në për të kontribuar në  ->  “GoFoundMe”.

Por cila është sëmundja nga e cila vuan 19 vjeçari?

Elian Qama vuan nga një sëmundje e rrallë e quajtur “chordome cervical”, një tumor agresiv i cili i ka bllokuar 19 vjeçarit ezofagun dhe nuk e lejon të ushqehet normalisht. Ky tumor është aq i rrezikshëm saqë rrezikon t’i marrë jetën Elianit pasi zmadhohet dita ditës duke i bllokuar dhe më shumë rrugët e frymëmarrjes.

Apeli i 19-vjeçarit: Pershendetje, quhem Elian, jam 19 vjeç dhe vuaj nga një sëmundje e rëndë dhe e rallë që quhet chordome cervical (është një tumor shume i rrallë dhe shumë agresiv që me ka bllokuar ozofagun dhe me pengon të ushqehem normalisht. Ky lloj tumori rrezikon të më marrë jetën duke më bllokuar frymëmarrjen. Jam shqiptar, por në vendin tim nuk ka asnjë zgjidhje për mua, atje jam i dënuar të vdes nga kjo sëmundje e rrallë.

Këtu në Belgjikë, një ndërhyrje kirurgjikale e shoqëruar me radioterapi do të më jepte mundësinë ti mbijetoja kësaj sëmundjeje. Por, duke mos qenë i siguruar me dokumente dhe kartë shëndetësore, unë dhe familja ime duhet të paguajmë gjithë faturat që janë tepër të kushtueshme . Për këtë arsye ne kemi nevojë për solidaritetin tuaj. Ndihma juaj më është shumë e vyer.

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar 19-vjeçarin: Numri i llogarisë: BE79 1030 6386 1333 Për derdhjen e parave nga jashtë shtetit, duhet edhe ky kod: BIC NICABEBB

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Demos”, kreu shqiptar i Mafias Greke! Arrestohen katër shqiptarë, ishin vrasës me pagesë

Mëngjesin e kësaj të marte, 9 dhjetor 2025, në Greqi janë arrestuar gjashtë persona, katër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 65-vjeçari në Durrës

Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë brenda banesës së tij, në lagjen 12 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elis Halili jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës. Halili mbajti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin e krimit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së të miturit Martin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lalar, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Lalar, në afërsi…

LEXO ME SHUME