Një 22-vjeccare, Alexis Marrino, e mori vesh që në shtatëzani që vogëlushja e saj nuk do të jetonte për shkak të anencefalisë, një çrregullim neuro-zhvillimor i trurit, por ajo nuk hoqi dorë prej saj. Nuk e ndërpreu shtatzëninë dhe e ndjeu veten mama, qoftë për 1 orë e 20 minuta, para se e porsalindura McKinleigh të ndahej nga jeta.
E gjendur mes hidhërimit, dyshimeve dhe pyetjes së vazhdueshme ‘’Përse mua?”, 22-vjeçarja gjeti forcën për të ndihmuar fëmijë të tjerë. ”Nuk munda të shpëtoja vajzën time, por të paktën qumështi im i gjirit mund të ndihmonte fëmijët e tjerë. Në spitalin ku unë lindja, Dakota e Jugut (SHBA), shumë nëna nuk kishin qumësht gjiri, ndaj vendosa t’u vijë në ndihmë duke dhuruar timin. Ishte shumë e vështirë, sa herë që përdorja pompën e gjirit, por duhet ta bëja. Vajza ime me siguri më shihte nga lart dhe ishte krenare për mua. Arrita të dhuroj gati 33 litra qumësht dhe shpresoj që nënat e tjera tani t’ia dalin mbanë për të ushqyer të vegjlit e tyre”-rrëfen ajo.