Categories Lajme

Operacioni/ Fshihej në Shqipëri, i kërkuar në Itali si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 35-vjeçari! E pëson edhe shoferi me të cilin ai ishte në makinë

Një 35-vjeçar me dy identitete është arrestuar në Rrëshen për llogari të autoriteteve italiane. Policia sqaron së në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi” u kap i riu me inicialet M. Zh. alias M. T.

I arrestuari ishte në kërkim  nga autoritetet në Itali, për pjesëmarrje në grup kriminal të akuzuar për 71 vjedhje/tentativa për vjedhje me armë në vitin 2023, në banesa në 4 rajone të Italisë.

Po ashtu e ka pësuar edhe shoferi, që drejtonte mjetin, i cili është proceduar penalisht.

“Në vitin 2024, Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi M. Zh. alias M. T. akuzohet se gjatë vitit 2023, ka kryer 71 vjedhje/tentativa për vjedhje, në banesa në 4 rajone të Italisë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për secilin rast, 2-4 pjesëtarë të grupit akuzohen se janë armatosur, kanë kryer krimet kundër pronës dhe më pas janë larguar me automjet”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mirditë, operacioni policor i koduar “Mekanizmi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I kërkuar nga autoritetet në Itali, për pjesëmarrje në grup kriminal të akuzuar për 71 vjedhje/tentativa për vjedhje (me armë), në vitin 2023, në banesa në 4 rajone të Italisë, kapet 35-vjeçari.

Procedohet penalisht shtetasi që drejtonte automjetin me të cilin lëvizte në Rrëshen, i ndaluari.

Sekuestrohet automjeti tip “Benz”.

Si rezultat i sigurimit të informacioneve në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për llogari të autoriteteve në Itali, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve, me Interpol Romën, nëpërmjet Interpol Tiranës, u finalizua operacioni “Mekanizmi”.

Në kuadër të operacionit u kap teksa lëvizte me automjet në Rrëshen, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi M. Zh. alias M. T., 35 vjeç.

Në vitin 2024, Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi M. Zh. alias M. T. akuzohet se gjatë vitit 2023, ka kryer 71 vjedhje/tentativa për vjedhje, në banesa në 4 rajone të Italisë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për secilin rast, 2-4 pjesëtarë të grupit akuzohen se janë armatosur, kanë kryer krimet kundër pronës dhe më pas janë larguar me automjet.

Më tej, në vijim të operacionit “Mekanizmi”, nisi procedimi penal, për veprën “Përkrahja e autorit të krimit”, për shtetasin që drejtonte automjetin me të cilin lëvizte 35-vjeçari, G. N., 37 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Ndërkaq, Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit M. Zh. alias M. T., në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Viti 2026 nis me stuhi dimërore, sinoptikania: Ngricat dhe dëbora pushtojnë gjithë Shqipërinë

Pas një dhjetori të pazakontë, thuajse pa reshje dhe me mungesë dëbore edhe në zonat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sa kushton tryeza e fundvitit dhe dhuratat në Shqipëri?

Fundviti është një periudhë me rëndësi të veçantë për familjet shqiptare, e cila tradicionalisht shoqërohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në 2026 hiqen tarifat roaming/ Shqiptarët të përdorin telefonin në BE pa kosto shtesë

Shqipëria po bëhet gati për heqjen e tarifave Roaming me vendet e Bashkimit Europian. Ministria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nata e ndërrimit të viteve, vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

Ndërsa bota përgatitet të festojë hyrjen e vitit 2026, disa vende në Paqësor do të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Garantuan rendin gjatë sezonit turistik, punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë

Punonjësit e policisë në nivel vendor do të marrin shpërblim lidhur me punën e bërë…

LEXO ME SHUME