Categories Lajme

Operacioni/ Tentoi të vidhte një argjendari në Shkodër, arrestohet pas disa muajsh arrati 29-vjeçari. Në pranga dhe dy të rinj, miq të tij

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Identikiti”, duke vënë në pranga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë veprash penale, përfshirë tentativë për vjedhje me armë, mbajtje pa leje të armëve dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe Komisariatin Nr. 4 Tiranë. Në bazë të informacioneve të siguruara, shërbimet policore lokalizuan të dyshuarin në lagjen “5 Maji”, në Tiranë, duke udhëtuar me një automjet tip “Audi”.

29-vjeçari i cili tentoi të vidhte një argjendari në Shkodër më 29 gusht të këtij viti, është arrestuar nga Policia e Shtetit, pas disa muajsh në arrati.

Mësohet se së pranga ka rënë F.Bruçi (alias F.Bruci). Në momentin e ndalimit, 29-vjeçari kishte me vete sasi Cannabisi.

Policia njofton se 29-vjeçari fshihej në një banesë që kishte marrë me qira në Tiranë.

29-vjeçari u arrestua në lagjen “5 Maji”, Tiranë, duke lëvizur me një automjet tip “Audi”.

Në banesën që ai kishte marrë me qira, në Tiranë, me qëllim fshehjen, mbante pa leje, 1 armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu policia ka arrestuar nën akuzën e përkrahjes së 29-vjeçarit, edhe dy 2 persona të tjerë që lëviznin me të, në automjet, në momentin e arrestimit.

Në pranga kanë rënë Xhonatan Deliu dhe Enri Elezi.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Identikiti”.

Operacioni, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë.

Lokalizohet në Tiranë dhe vihet në pranga, një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i implikuar në një sërë veprimtarish kriminale.

Më datë 29 gusht 2025, i armatosur dhe i maskuar me skafandër motomjeti, ai tentoi të vidhte në një argjendari në Shkodër.

Në momentin e ndalimit, 29-vjeçari kishte me vete sasi Cannabisi.

Në banesën që ai kishte marrë me qira, në Tiranë, me qëllim fshehjen, mbante pa leje, 1 armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu, në këtë banesë u gjetën 2 maska silikoni, municion luftarak, 3 pajisje për grirjen e lëndës narkotike, si dhe 550 dollarë (kartëmonedha false).

Arrestohen për përkrahje të 29-vjeçarit, 2 shtetasit që lëviznin me të, në automjet, në momentin e kapjes.

Në kuadër të operacionit “Identikiti”, shërbimet e DFPO-së, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, dhe të Komisariatit të Policisë nr 4, Tiranë, bazuar në informacionet e marra, kapën në lagjen “5 Maji”, Tiranë, duke lëvizur me një automjet tip “Audi”, dhe vunë në pranga shtetasit F. B. alias F. B., 29 vjeç, Xh. D., 21 vjeç dhe E. E., 19 vjeç.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi F. B. alias F. B. u vu në pranga sepse Gjykata e Shkodrës më datë 30.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i tentativës për të vjedhur në një argjendari, në lagjen “Vasil Shanto”, ku hyri më datë 29.08.2025, i armatosur dhe i maskuar me skafandër motomjeti.
Gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën që kishte marrë me qira, në Tiranë, u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 2 maska, municion luftarak, 3 pajisje për grirjen e lëndës narkotike, 550 dollarë (kartëmonedha false), shumë lekësh dhe aksesorë, të cilat u sekuestruan së bashku me 2 automjete dhe me 1 celular.

Ndërkaq, në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. D. dhe E. E., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ishin pasagjerë në automjetin e të kërkuarit, në momentin e ndalimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve në Greqi

Vendi fqinj është e tronditur nga lajmi për vdekjen e një çifti bashkëshortësh në mënyrë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Përse na ike more Erion, mesazh në dërrasën e klasës ?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shkolla vendos lule në bankën e adoleshentit

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Seanca paraprake për Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim! Kërkon njohjen me aktet dhe heqjen e kafazit

Mbahet në GJKKO seanca e radhës paraprake për dosjen “Veliaj” për kalimin ose jo për gjykim, ose…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Shkoi për të marrë ilaçet e zemrës, burri humb JETËN në farmaci nga ataku kardiak!

Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr 17 të qytetit të Pogradecit. Sipas…

LEXO ME SHUME