Categories Opinion

Endri Fuga, misteret e shefit të kabinetit sekret të Edi Ramës

Nga Kastriot Myftaraj

Unë jam i vetëdijshëm se fakti që do të tregoj në fillim të këtij artikulli do t’ u ngjajë lexuesve si krejt i pabesueshëm, prandaj, për t’ i bindur lexuesit për vërtetësinë e faktit, unë kam zgjedhur që ta rrëfej atë, duke treguar sesi erdha unë në dijeni të këtij fakti.

Në vitin 2008, me një bashkëpunim midis dy kanaleve televizive të Gjermanisë dhe Austrisë dhe me financimin e Bashkimit Europian, u bë një film dokumentar serial me dhjetë pjesë, me titull “Kthimi në Europë”. Filmi kishte nga një pjesë për çdonjërin nga dhjetë vende të Europës Juglindore, ndër të cilët edhe Shqipëria.

Episodi për Shqipërinë kishte titullin “Rilindja Shqiptare”, me skenar të shkruar nga ESI (European Stability Initiative) një OJF ndërkombëtare europiane.

Një nga “rilindasit” shqiptarë që paraqitet në film është Endri Fuga, për të cilin thuhet: “Gjatë krizës së refugjatëve të Kosovës Endri u ofrua si vullnetar për Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Këshillin Rinor Shqiptar”. Endri Fuga, i cili në mars 1999 nuk i kishte mbushur ende 18 vjeç (ai ka lindur në 11 nëntor 1981), duke u ofruar si vullnetar bëri atë që bënë shumë bashkëmoshatarë të tij.

Por ndërsa bashkëmoshatarëve të tij të ofruar si vullnetarë iu dhanë detyra të thjeshta në kampet e refugjatëve, si të ndihmonin për ngritjen e çadrave, shpërndarjen e ushqimeve dhe të sendeve të tjera, pastrimin e mjedisit etj.

Endri Fuga u gjykua si i aftë për të qenë drejtues i rangut të lartë. Ja se si e përshkruan vetë Endri detyrën që iu dha, duke folur në filmin “Rilindja Shqiptare”: “Në atë kohë unë isha duke drejtuar operacionet për hapjen e kampit pritës më të madh në Tiranë.

Unë kujtoj ditën kur mijëra shqiptarë ishin duke ardhur nga Kukësi dhe ne së pari i pritëm ata në Pallatin e Sportit dhe pastaj ne i morëm ata në çadrat e kampit.

Unë kujtoj fytyrat e njerëzve të cilët qenë të frikësuar por mirënjohës, kishin humbur gjithçka por tani mund të ndjeheshin të sigurt. Dhe pastaj unë kujtoj ditën kur ata lanë kampin për t’ u kthyer në Kosovë”. (Fjalët e mësipërme të Endrit mund t’ i lexoni edhe në tekstin e skriptit të filmit “Rilindja Shqiptare” që gjendet në faqen e parlamentiteuropian:

http://www.europarl.europa.eu/meetdocs/2004_2009/documents/dv/dsee_20080618_03_/DSEE_20080618_03_en.pdf

Si është e mundur që kjo detyrë me përgjegjësi të lartë, që kishte të bënte me jetën e mijëra e mijëra njerëzve, të ndodhur në një situatë emergjence të rëndë, i besohej një teenager-i cili në mars 1999 ishte vetëm 17 vjeç e katër muaj?

Në mars 1999 Endri Fuga ishte ende maturant. Në Shqipëri në 1999 kishte shumë njerëz të aftë për ta kryer detyrën që iu besua Endri Fugës? Atëherë përse nuk u ngarkuan ata me këtë detyrë, por ajo iu besua këtij adoleshenti?

Historia botërore na rrëfen për shumë raste të çuditshme kur talenti që zotëron një njeri zbulohet, falë situatave të caktuara në të cilat gjendet ai, qëkurse ky njeri është një adoleshent apo teenager, siç quhet në anglisht, është zbuluar në situata të caktuara. Endri Fuga e meriton që të konsiderohet si rast që duhet studiuar nga çdo studiues serioz i dukurive të tilla.

Madje ndoshta sirasti më i çuditshëm. Talenti i Endri Fugës, ashtu si ai i gjenive të mëdhenj botërorë, u zbulua në një skenë të rangut botëror, që në rastin e Endrit ishte dyndja e madhe e shqiptarëve të Kosovës, të dëbuar prej serbëve në pranverën evitit 1999.

Nëse dikush do të më kishte treguar në mars të vitit 1999 atë që Endri Fuga rrëfeu me gojën e tij për veten, nëntë vite më pas, unë do ta kisha marrë për një sajesë, ose për një anekdotë.

Një rast i ngjashëm me atë të Endri Fugës është ndoshta vetëm ai i Licio Gelli, shefit të llozhës masonike italianeP 2, i cili në qytetin e tij në Pistoia u ngarkua me detyrën e shefit të GUF (Rinia Universitare Fashiste), në një kohë që nuk kishte ende veçse diplomën e shkollës së mesme.

Dhe në fakt Endri Fuga dhe Licio Gelli u përkisnin linjave të ngjashme. Është interesante se në atë kohë, të njëjtën aventurë si Endri e ka pasur dhe miku i tij, Erion Veliaj, i cili e përshkruan kështu këtë histori në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, në 2008, pra në kohën kur kjo gazetë ishte plotësisht në anënë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt: “Qe viti 1999, kur kriza kosovare kish arritur kulmin dhe nëna, e cila po ndihmonte çdo ditë me refugjatët në Tiranë, po më luste të kthehesha të ndihmoja në Shqipëri më mirë.

Një organizatë në Michigan(International Aid Inc.) po rekrutonte staf për të menaxhuar kampet e saj të refugjateve.

Fillimisht nuk më pranuan, isha vetëm 18 vjeç e pa përvojë, ndërkohë që kërkonin dikë minimalisht 35, me Master e të paktën një dekadë punënë terren. Por duhet të kenë qenë shumë të dëshpëruar për të nisur dikë, sepse pas 24 orësh më takuan, kësaj herë me një biletë njëdrejtimëshe për Tirane.

Në fund të 24 orëve të tjera e gjeta veten në Peshkopi për të bërë punën më të vështirë që kisha bërë gjer atëherë, menaxhimi i këtij super-operacioni qe shumë më i komplikuar se çdo gjë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME