Nga Gazetarja Vlonjate Ebrieta Maçaj
Rrugetim ne epoken e covid-19 Nga frika, tek egoizmi per te qene normal ( sikur asgje te mos jete duke ndodhur) Kur e gjtha kjo nisi u tremba e para( them une) aq sa shpesh dikush me kritikoi madje dhe u “tall” me friken time dhe masat e “ekzagjeruara” sipas tyre, po une e bindur thosha jo, kam frike per mamin, per djalin, e me kete vetedije asgje s’me prekte!
Ndersa ditet kalonin dhe per fat te mire Vlora dukej e paster, dalengadale nisa te jetoja normalisht, e keshtu dite pas dite ne nje moment harrova… po harrova! Madje nuk doja me te kujtoja, madje madje egoizmi per te mos u “stresuar” e “panikosur” arriti kulmin kur nuk intersohesha me per rastet ne Vlore, dhe buletinin e MSh e shihja thjesht si nje lajm me shume per edicionin informativ ( defekt profesional). Kur me pyesnin thosha se nuk dua ta di, sepse tashme jemi ne fazen e bashkjeteses me covid, e keshtu gjerash “interesante” domethene.
Por sot.. sot ndersa dola te intervistoja qytetaret per rendesine e maskave dhe per vendimin e penalizmit me gjobe ne rast shkeljeje, nje nene, nje gjyshe, nder te tjera me tha, “e mbaj per vete dhe per ty moj bije, e di sa kam qare per ate 21 vjecarin dhe ate 40 vjecaren qe humben jeten” e nisi serisht te perlotej. Mbeta… po une mos valle ne perpjekje dhe egoizem per te jetuar normalisht e pa frike, harrova djalin tim, nenen time, bashkemoshataret e mi, shoket e tim biri… dhe me erdhi per te qare kete here sepse normaliteti im mund tu kushtonte shume te dashurve te mi dhe ty o njeri qe ne nje moment te dites takon qindra njerez, i perqafon, i puth dhe i shtrengon.
Ndaj vendosa qe masken ta kem gjithmone me vete , ta perdor aty ku duhet per te mos demtuar veten, ty, ne te gjithe! Me qeshni e perqeshni sa te doni , po une frike nuk kam, kujdes patjeter qe po! ( ah nese eshte shume nxehte, ne mos do kridhem ne det( si nga Vlora), do freskohem ne cezme, e po mu prish tualeti buzekuq kemi plot).