Categories Opinion

Paralizimi i fluturimeve në Rinas sot është pasqyrim i keqmenaxhimit ndër vite!

Shoqëri aksionere me instrument fitimi zero!

Nga Elivar Golemi

Zj. Balluku dha sot leksionin e radhës mbi funksionimin e shoqërive aksionere me kapital publik dhe me “instrument fitimi zero”. Meqenëse logjika ekonomike nuk qëndron në shumë çfarë u tha, le të shuajmë pak kureshtjen, nëpërmjet një informacionitë shpejtë e të thjeshtë në internet, mbi funksionimin e shoqërisë ALBCONTROL, për të kuptuar deri ku shkon babëzia dhe keqmenaxhimi i pronave publike.

Së pari, Albcontrol është nje shoqëri aksionere me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes – thuhet në faqen zyrtare të Albcontrol. Në pasqyrat financiare të shoqërisë thuhet se kapitali aksioner i shoqërisë Albcontrol është 5,679,172,000 lekë (rreth 55 milion usd) dhe aksioner I vetëm I shoqërisë, që zotëron 100% të kapitalit të shoqërisë, është Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Së dyti, në mungesë të Statutit të Shoqërisë Albcontrol (statuti nuk eshte bere publik ne faqen zyrtare te shoqerise), nuk kemi informacion mbi marrëdhëniet e vendosura midis shoqërisë Albcontrol me aksionerin – Shtetin Shqiptar. Për rrjedhojë nuk bëhet me dije detyrimi që ka shoqëria për të paguar divident ndaj aksionerit, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, por në pasqyra financiare thuhet se shoqëria funksion në bazë të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, që nënkupton se fitimi i mbetur pas shpenzimeve i përket aksionereve, nëpërmjet transferimit sidividente apo rritjes së kapitalit shteteror dhe rezervave të shoqërisë.

Së treti, Zj. Balluku e ka mbajtur postin e Administratorit të Shoqërisë Albcontrol nga viti 2013 (kur fitimi i shoqerise ishte mbi 8% e xhiros vjetore) deri në vitin 2019 (kur shoqëria rezultoi me humbje rreth 8% të xhiros vjetore). Siç shihet lehtesisht në tabelën e marrë nga @opencorporates.al, pavarësisht se shoqëria ka patur një rritje të konsiderueshme të të ardhurave vit pas viti, fitimi para tatimit ka qenë në rënie, duke reflektuar një humbje nga viti 2018 e në vijim. Thënë kjo, shpenzimet e shoqërisë Albcontrol ndër vite janë rritur me një normë shumë më të lartë se të ardhurat, duke reduktuar jo vetem fitimin e periudhës, por edhe rezervat kapitale të shoqërisë, të akumuluara ndër vite.

Si konkluzion, problemet financiare të shoqërisë, nuk janë vetëm pasojë e krizës pandemike, por kryesisht rrjedhojë e një keqmenaxhimi financiar ndër vite të Albcontrol. Kriza financiare e shoqërisë vetëm sa është thelluar në vitin 2020 gjatë pandemisë, porse humbja financiare kishte filluar që në vitin 2018 kur tregu i fluturimeve ishte në pikun e tij, ndërsa rritja e shpnezimeve të shoqërisë pa asnjë kriter ekonomik, kishte filluar që në vitin 2014. Mqs Zj. Balluku bëri publike sot pagat e ish-stafit të saj (rreth 4,400$ në muaj), do të ishte shumë e ndershme nëse ajo do të kishte bërë publike edhe pagën e saj si ish-titullare a atij stafi, që sot po i akuzon për pandershmeri ligjore dhe profesionale.

Cilët janë dhe kanë qenë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës që kanë miratuar vendimet për pagat dhe buxhetin financiar të shoqërisë Albcontrol dhe pse nuk i bëri me dije Balluku edhe pagesat e tyre (sa ishin dhe sa u bënë)? Sa janë shpenzimet vjetore për sigurimin shëndetësor të stafit të Albcontrol si dhe benefitet e tjera që kanë përfituar stafi dhe ajo, gjatë kohës që ka qenë në krye të institucionit, kur shoqëria shënonte humbje financiare në vitet 2018-2019?

Menaxhimi financiar nënkupton edhe të parandalosh një rrezik financiar dhe ekonomik në të ardhmen, ky duhej të ishte themeli mbi të cilin janë marrë vendimet dhe është administruar kjo shoqëri ndër vite. Sot është vetëm pasqyrim i keqmenaxhimit ndër vite!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME