Categories Lajme

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kritikojnë planet e Greqisë për ndryshime në ligjin e azilit

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe agjencitë humanitare kanë kritikuar ashpër planet e qeverisë greke, për të forcuar procedurat e azilit.

Organizatat Amnesty International, Human Rights Watch dhe Mjekët Pa Kufij, thanë se ndryshimet e propozuara do të kufizojnë të drejtën e emigrantëve për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Bashkimin Evropian.

Shumica e emigrantëve që arrijnë në Greqi, largohen nga luftërat në Siri, Irak dhe gjetkë. Autoritetet greke po përpiqen të përballojnë një rritje të mprehtë të numrit të emigrantëve në ishujt e saj lindorë.

Kampet e financuara nga BE-ja në Greqi, janë të mbipopulluara dhe në shumë raste janë shënuar incidente të dhunshme dhe viktima. Ndryshimet e propozuara do të votohen në parlamentin e Greqisë gjatë kësaj jave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Vlorë, dërgohet në spital nga policia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët

Me zhverësimin e euros si faktori kryesor, ushqimet nga jashtë vendit po vazhdojnë të vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë

Interpol Tirana Ekstradohet nga Spanja një 46-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME