Categories Lajme

Osmani: Kosovës të mos i bëhet presion nga Brukseli, sa kohë Vuçiç fle mbi varreza masive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë thirrje të mërkurën që vendit të saj të mos i bëhet më trysni në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të vazhdojë “të flejë mbi varrezat masive” të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë.

Duke folur pas homazheve te Memoriali për të Pagjeturit më 30 gusht në Prishtinë, Osmani tha se Serbia po vazhdon ta përsërisë krimin e saj duke e fshehur vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten ende mbi 1,600 persona.

“Shpresojmë që dialogu në Bruksel nuk do të jetë më një proces përmes të cilit Kosovës do t’i bëhet trysni dhe popullit të Kosovës padrejtësi, ndërkaq fytyra e Vuçiçit, një njeriu që ende fle mbi varreza masive, do të vazhdojë të shpërlahet padrejtësisht”, tha Osmani.

Më 2 maj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb Vuçiç, nënshkruan Deklaratën për të Pagjeturit, si pjesë e një dialogu të nivelit të lartë politik, përmes të cilës palët u zotuan të lejojnë qasjen në të gjitha dokumentet në posedim të tyre, përfshirë ato të shënuara si ‘konfidenciale’.

Por, presidentja Osmani tha se marrëveshja nuk është duke u zbatuar nga Serbia, duke thënë se “për fat të keq shpesh herë gjinden arsyetime që kinse duhet edhe dokumente të tjera përcjellëse, megjithatë, nenet e asaj deklarate janë shumë të qarta, tregojnë se çfarë duhet të bëjë Serbia, pra t’i hapë të gjitha arkivat.”

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000, prej të cilëve rreth 1.600 janë ende të pagjetur.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi./ REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME