Categories Lajme

‘Pa Gjurmë’, fqinja rrëmben fëmijën për 30 mijë lekë! Një 9-vjeçar u zhduk nga një kompani ‘fan .tazmë’

Vogëlushi ishte rrëmbyer nga fqinja e gjyshes, Majlinda Demo, ku kjo e  fundit ia kishte dorëzuar djalin porositësit, Flamur Dino, dhe kishte marrë në këmbim  300 mijë lekët të vjetra. U mësua se 4-vjeçari qëndroi disa ditë në Fier dhe më pas u shit në shtetin grek.“Majlinda Demo, e cila e njihte mirë familjen, pasi ishte fqinje në shtëpinë e prindërve të nuses, e rrëmbeu djalin dhe ia shiti Flamur Dinos, nga Drizi i Fierit, për 300 mijë lekë. Këto dy emra janë autorët e këtij rrëmbimi. Disa të afërm të Flamurit e kanë mbajtur djalin në shtëpi.Majlinda kreu dënimin  dhe është liruar nga burgu, tani ajo jeton këtu në Tiranë. Majlinda e ka pranuar para gjyqit se e ka rrëmbyer vogëlushin dhe se ia ka shitur Flamurit.Në gjykatë thuhet se Flamur Dino ka thënë që donte një djalë të moshës 3-4 vjeçare.

Flamuri u dënua por nuk ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me djaloshin. Në vitin 1997 ka dalë nga burgu dhe jeton jashtë kufirit shqiptar”– u shprehe Hajrie Jonuzi, gjyshja e Jonuzit Dy personat, pasi e pohuan gjithë skenarin e rrëmbimit dhe të shitjes se fëmijës jashtë Shqipërisë, u dënuan me burg.Sot, u mësua në emision se Majlinda Demo e ka kryer dënimin dhe jeton në Tiranë, ndërsa shitësi i dytë pasi kreu vetëm 2 vite u arratisë nga burgu në vitin 1997 dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Ndërsa, për 9 vjeçarin nga Elbasani, Artur Carja, i cili u rrëmbye në markatën e vjetër të qytetit u zbulua së një shoqatë e huaj “Fantazmë” mund të ketë gisht në zhdukjen e tij. Një shtetas gjerman ka shkuar në familjen Carja dhe ka kërkuar para në këmbim të djalit.

” Mua me erdhi në shtëpi një shqiptar dhe një gjerman. Të dy ishin pjesë e një shoqate humanitare në Elbasan. Ata më thanë, në te japim djalin në këmbim të diçkaje. Sot kjo shoqatë nuk është më në qyteti tim”– rrëfeu Sofije Carja, nëna e Arturit Në ditët në vijim ” Pa Gjurmë” do të sjelli dëshmi reale për fatin e dy vogëlushëve të zhdukur.E.L./r.k./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME