Categories Lajme

Pajisja e shtrenjë ishte blerë për operacionet speciale, zhduket kamera (Video)

Pas skandalit të pajisjes, “IMSI-Catcher”, dosje e cila u mbyll për shkak të afateve hetimore, një pajisje tjetër speciale është zhdukur në policinë e shtetit. Aparatura speciale është blerë në nëntor 2014 dhe duhej përdorur për survejim, nga grupi operacional special që përbëhet nga agjente civilë dhe që marrin pjesë në aksione sekrete, për evidentimin e personave me probleme me ligjin dhe më pas arrestimin e tyre. Mungesa e pajisjes u evidentua gjatë një kontrolli dhe menjëherë materialet iu referuan prokurorisë së kryeqytetit. Kjo është aparatura speciale dhe e aksesorëve të saj që ka kushtuar shtatë milionë lekë, por që nuk është përdorur asnjëherë të vetme në aksionet sekrete.

Invetarizimi i teknikës dhe pajisjeve SVO, pra i sektorit të veprimtarisë operacionale ka nisur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të shërbimit të çështjeve të brendshme dhe ankesave. Një kontroll i tillë është kryer për shkak të njohjes së situatës për të planifikuar se çfarë pajisjesh duheshin kryer më tej.

Pajisja më sistem regjistrimin e videove, me vlerë 7 milionë lekë duhet të ishte në magazinë, por ndërkohë mungon, thuhet në shkresën e Komsionit të Inventarizimit .

Pajisja ishte e shënuar me numër 139, cope një . Në këto kushte Drejtoria e Hetimit ka kryer verifkime duke administruar nga kartoteka, dosjen e prokurimit me objekt blerje sisteme vëzhgimi dhe regjistrimin e klasifikuar sekret, por edhe akte të brendshme për blerjen e aparaturës.

Pas veprimeve që janë kryer në sekret, prokuroria ka regjistruar çështjen për shpërdorim detyre. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME