Categories Lajme

Pajisje elektrike e bujqësore, verë e mallra kontrabandë, pranga fierakut në Portin e Durrësit. Procedohet pronarja e një dyqani, u kap me…

Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”, i zhvilluar nga shërbimet e PKK Port Durrës dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Durrës, ndërsa në pranga ra një 59-vjeçar.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh. F., banues në Fier. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shishe vere, pajisje të ndryshme elektrike dhe bujqësore, si dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara.

NJOFTIMI I POLICISE
✅ U kap në portin e Durrësit, me pajisje elektrike, pajisje bujqësore, shishe vere dhe mallra të tjera në automjet, të kontrabanduara, vihet në pranga 59-vjeçari.

✅ Procedohet penalisht edhe pronarja e një dyqani ku u gjet rreth 1.8 kg ar i kontrabanduar.

Sekuestrohen të gjitha mallrat e dyshuara të kontrabanduara.

Si rezultat i kontrolleve intensive në kufi si dhe në çdo subjekt tregtar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik, shërbimet e Policisë finalizuan operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit:

– u arrestua shtetasi Sh. F., 59 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shishe vere, pajisje të ndryshme elektrike dhe bujqësore, si dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara;

– u procedua penalisht shtetasja M. L., banuese në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se tregtonte në dyqanin e saj, rreth 1.8 kg ar të dyshuar të kontrabanduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Seanca në Apel ndaj Ballukut, zv.kryeministrja përfaqësohet nga avokatët! Mbërrijnë në gjykatë Gentian Gjyli e Erald Elezi

Zhvillohet sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca gjyqësore ndaj Belinda Ballukut, e cila…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosja me armë zjarri në Mamurras, shkak u bë…xhirimi i gomave

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras. Sipas burimeve i plagosuri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kuvendi/ Nis me tensione seanca, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave. I pranishëm edhe Rama. Bardhi: Çojini në burg

Ka nisur me protestë seanca e sotme në Kuvend teksa pritej betimi i Avokatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME