Categories Lajme

Pak ditë para zgjedhjeve, Berisha kërkon debat mes kandidatëve të bashkive

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi sot që kandidatët e bashkive të përballen në debate publike mes tyre.

Sipas tij deri tani qytetarët po dëgjojnë vetëm fjalimet me mashtrime të Rilindjes.

Berisha: Transparenca dhe përgjegjësia para qytetarëve kërkon në mënyrë imperative debatet në të gjitha nivelet mes kandidatëve që garojnë për kryetarë bashkie, midis këshilltarëve të parë që garojnë për kryetarë të parlamenteve lokale.

Një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë të cilët dënohen të dëgjojnë fjalime të stisura, të mbushura me mashtrime nga rilindasit dhe nuk kanë mundësi për asnjëlloj llogaridhënie dhe transparence.

Refuzimi i debatit ka në bazë krimet e mëdha ekonomike, vjedhjen e madhe të Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij vendorë.

A mund ta imagjinoni ju që Rama të dalë në debat me Berishën? Ky është një rasti artë për qytetarët të njihen me të gjitha aferat e Edi Ramës, me firmë dhe me vulë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME