Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme te zona e “Freskut” në Tiranë. Dy vajza janë filmuar duke u zënë keq me njëra-tjetrën mes turmës së nxënësve, ndërsa disa prej tyre përpiqen t’i ndajnë.
Arsyet e sherrit nuk bëhen të ditura, por rasti është shqetësues. Konflikti mes dy vajzave ka qenë mjaft i rëndë, saqë në një moment njëra prej tyre i përplas kokën në mur tjetrës dhe më pas vijojnë të zihen dhe kapen për flokësh. Mesazhi i mbërritur: Te fresku sot, skandaloze, duhet bere problem!
