Categories Kuriozitete

“Para nga qielli”, mbushet rruga, qytetarët dalin për të mbledhur

Një “shi parash nga qielli” filloi befas dje në Kaliforni. Ajo që shumë vetëm mund ta kishin ëndërruar ndodhi në realitet. Mijëra kartëmonedha filluan të fluturojnë nga një kamion i blinduar i transferimit të parave që lëvizte në një autostradë në Kaliforni të premten, dhe shoferët ndaluan automjetet e tyre, duke dalë për të mbledhur sa të mundeshin. Mirëpo, gëzimi i drejtuesve të mjeteve ka zgjatur pak, pasi policia ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje për të rivendosur rendin, duke arrestuar fillimisht dy persona.

“Kartëmonedhat që ranë nga kamioni, janë mijëra dollarë, i përkasin bankës dhe duhet t’i dorëzohen një komisariati,” këmbënguli ai, përcjell abcnews.al.

“Xhekpoti” ndodhi kur dera e një kamioni të blinduar të transferimit të parave u hap papritur pranë San Diegos, jo shumë larg kufirit me Meksikën.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë shoferët që ndalojnë automjetet e tyre në mes të rrugës dhe në korsinë e urgjencës dhe vrapojnë për të mbledhur disa dollarë.

Policia ka paralajmëruar se këto video do të përdoren për të gjetur ata që nuk i kanë kthyer paratë e grumbulluara në mënyrë të paligjshme. Policia e arrestoi në vend një burrë dhe një grua të cilët nxituan të merrnin sa më shumë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 14 Dhjetor 2025

Dashi Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 12 Dhjetor 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME