Categories Sport

Parà të freskëta, Juve sheh “shpëtimin” te Vrioni, sa shumë ekipe në garë për “bomberin” kuqezi

Juventus po mendon një strategji të re për të mbushur arkat e klubit, në mënyrë që të lehtësojë barrën financiare dhe të operojnë me qetësi në këtë sesion të merkatos. “Zonja e Vjetër” ka jo pak por 10 lojtarë në formë huazimi, një prej tyre është edhe sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Giacomo Vrioni.

Talenti kuqezi u shpall së fundmi golashënuesi më i mirë në Austri dhe për të interesohen disa klube si Sampdoria, Beshiktash, Getafe, Anderlecht dhe Groningen. Drejtuesit e Juves kanë gjetur akordin në parim me përfaqësuesit e Vrionit që sulmuesi mund të largohet në klubin që paraqet ofertën më të mirë.

Sipas mediave italiane, Vrioni mund të largohet në formë huazimi me detyrim blerje për 10 milionë euro. Ekziston dhe një tjetër variant, Vrioni mund të përfshihet në planet e Allegrit nëse drejtuesit e klubit nuk arrijnë të gjejnë në kohë një zëvendësues për Dusan Vlahovic.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME