Categories Lajme

Parashikimi: Në janar Italia mund të regjistrojë 100 mijë raste ditore

Në janar Italia pritet të regjistrojë deri në 100 mijë raste ditore me koronavirus. Parashikimi është bërë nga Walter Ricciardi, president i Federatës Botërore të Shëndetit Publik i cili foli sot për Sky TG24.

Ricciardi është shprehur po ashtu se programi i dozave përforcuese pritet që të ndihmojë sistemin imunitar të qytetarëve kundër variantit Omicron, por shton ai, nuk mund të sigurojë imunitet të plotë ndaj virusit.

Sipas ekspertit, 44 mijë rastet e djeshme nuk përfaqësojnë kulmin e valës së re: në janar kurba do të vazhdojë të rritet dhe do të arrijë shifra të ngjashme me ato të vendeve të tjera.  “Parashikoj që në janar do të ketë një rritje shumë të fortë dhe në atë moment do të duhet të bëjmë një bilanc të situatës. Me vitin e ri rrezikojmë të kalojmë 100 mijë raste në ditë siç ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar”, shpjegoi Ricciardi.

Pritet që varianti Omicron të bëhet dominues në Itali dhe shkalla e lartë e infektueshmërisë së tij mund edhe të vërë në vështirësi sistemin shëndetësor. Aktualisht në Itali është bërë e detyrueshme edhe mbajtja e maskave FFP2 në ambiente të jashtme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME