Categories Lajme

Pas 94 vitesh, Korça me aeroport

Pas 94 vitesh, Korça do të ketë sërish aeroport.

Në një prononcim për ATSH-në, Prefekti i Qarkut Korçë, Dhori Spirollari informoi mbi nismën më të fundit për ndërtimin e aeroportit të Lumalasit në Korçë, një projekt me një ndikim të konsiderueshëm në zhvillimin e turizmit në këtë rajon.

Sipas Spirollarit, tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit për këtë projekt, studim i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me kërkesë të këshillit bashkiak të Korçës. Ndërkohë, sipas tij, për këtë projekt kanë shprehur dakordësinë të gjitha bashkitë e qarkut.

Projekti për ndërtimin e aeroportit të Lumalasit ka një vlerë investimi 25 milionë euro, dhe parashikohet të realizohet hap pas hapi.

Fillimisht ai do të funksionojë për uljen e avionëve të vegjël turistik, për aviacionin e përgjithshëm dhe më pas synohet vendosja e tij në eficencë si një aeroport low cost me linja ndërkombëtare.

Pak ditë më parë, Prefekti Spirollari organizoi një takim me përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij qendror për aeroportin e Lumalasit. Këto diskutime u fokusuan te nisja e këtij projekti madhor, pa pasur paraprakisht investime të mëdha, dhe më pas hap pas hapi të sigurohen të ardhura që do investohen drejtpërdrejt në këtë projekt.

Pas 94 vitesh, tashmë Korça do të ketë sërish një aeroport funksional. Nga viti 1924-1944, Korça kishte aeroportin e vetë funksional, i cili përdorej kryesisht për transportin e brendshëm ajror dhe që siguronte lidhje me Tiranën, Peshkopinë, Shkodrën etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME