Categories Lajme

Pas hekurave për vrasje, si kontrollonte nga burgu shitjen e kokainës 38-vjeçari shqiptar

Policia greke ka ngritur një akuzë të re për një 38-vjeçar shqiptar, i cili ndodhet i paraburgosur në “Koridhalos”, i arrestuar si autor i vrasjes në 20 janar 2023 të një 47-vjeçari grek në Kalamata. Bëhet fjalë për shtetasin Izbi Çaushi.

Ngjarja ndodhi për shkak të konflikteve për drogën, ndërsa bashkë me Çaushin u arrestua edhe Aleksandër Koto, 22 vjeç. Ditët e fundit policia greke ka zbuluar se pavarësisht se ndodhet në burg, Çaushi ka vazhduar tregtinë e kokainës.

Ai bashkëpunonte me gruan e tij dhe një 42 vjeçar grek nga Kalamata. Gjatë kontrollit të banesës së bashkëshortes së tij në Thouria, në një çantë shpine u gjetën 97,9 gram kokainë të ndara në tre pako, 1 peshore dhe 700 euro, ndërsa në banesën e grekut në Kalamata u gjetën dhe sekuestruan 16 gram kokainë ndërkohë që u sekuestruan edhe 500 euro. Sipas policisë, greku furnizohej me kokainë nga bashkëshortja e Izbi Çaushit, e cila vepronte nën urdhrat e këtij të fundit nga burgu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME