Fillimi i vitit 2024 nuk ka ardhur shumë i mbarë për banorët e qytetit të Shkodrës.
Pasditja e djeshme është shoqëruar me shira, ndërsa reshjet kanë bërë që shumë rrugë të qytetit të përmbyten.
Kryebashkiaku Benet Beci teksa ka publikuar pamjet shkruan se si pasojë e reshjeve ka prezencë uji në disa segmente rrugore.
“Punonjësit e ujësjellësit, shërbimet publike dhe emergjencat civile janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e shpjetë të situatës kjo edhe në varësi të situatës së reshjeve.
Aktualisht po punohet në qendër të qytetit, dhe në një banesë në lagjen Kiras në një banesë me prezencë ku mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë me pompa për tërheqjen e ujit.
Situata është nën kontroll dhe të gjitha strukturat e bashkisë Shkodër janë në gadishmëri”, njofton kryebashkiaku.
