Categories Bota

Pas Tiranës edhe Roma ndalon fishekzjarrët për Vitin e Ri

Edhe kryeqyteti italian Romë ka vendosur të ndalojë përdorimin e fishekzjarrëve  në natën e ndërrimit të viteve. Kryetarja e Bashkisë së Romës Virginia Raggi ka firmosur këtë pasdite urdhëresën e ndalimit të hedhjes së fishekzjarrëve, kapsollave, materialeve shpërthyese e lojërave piroteknike nga ora 00.01 e 31 dhjetorit deri në ora 24 të datës 1 janar 2019 në të gjithë territorin e qytetit të Romës.

Kryebashkiakja ka motivuar këtë vendim me shpjegimin se “është detyrë e bashkisë të garantoj sigurinë e të mbroje jetën e qytetarëve sidomos gjatë eventeve festive të organizuara në natën e fundvitit”. “Siç dëshmon dhe eksperienca e viteve të shkuara, thuhet në këtë urdhëresë, shpërthimi i fishekzjarrëve e lojërat piroteknike kanë shkaktuar aksidente sidomos në vendet e tejmbushur me njerëz e në prani të minorenëve duke shtuar dhe efektet negative që këto shpërthime shkaktojnë tek kafshët.”

“Uroj, -shkruan kryetarja e bashkisë së Romës, – që të gjithë banorët e të gjithë turistët që kanë vendosur të kalojnë natën e fundvitit në Romë, të festojmë ardhjen e vitit të Ri në një mbrëmje të qetë e argëtuese.” Gjatë orëve të fundit policia italiane e Napolit ka sekuestruar 2.3 tonë fishekzjarrë të paligjshme. Në pranga janë vënë 3 persona e 5 të tjerë janë denoncuar.

Analizimi i materialeve piroteknike ka vërtetuar rrezikshmërinë e tyre të lartë për shkak të substancave kimike të përdorura gjatë fabrikimit të tyre. Ndërsa në qytetin e Torinos Guardia di Finanza ka sekuestruar rreth 230 mijë fishekzjarrë ilegale dhe ka zbuluar 5 magazina klandestine të depozitimit të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME